Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

E BUJSHME/ Ernest Muçi drejt gjigantit francez, Tirana do të përfitojë shifrën rekord për futbollin shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Ernest Muçi drejt gjigantit francez, Tirana do të

Momenti i shumëpritur për Ernest Muçin duket se erdhi. Një nga talentët më të mëdhenj që ka prodhuar futbolli shqiptar është shumë pranë të bëjë hapin gjigant në karrierë duke kaluar në një nga Top 5 ligat europiane. Shtypi i shkruar bën me dije se janë gjigantët francez të Monacos që janë të gatshëm të derdhin plot 15 milionë euro për shërbimet e yllit të Legias.

Nga ky transferim  Legia thyen rekordin e vetë ndërsa ‘festë’ ka edhe në Tiranë teksa bardheblutë do të arkëtojnë plot 1.5 milionë euro, rekord për futbollin shqiptar duke thyer kështu edhe shitjen e Xhuliano Skukës drejt Metz për 1.4 milionë euro.

Tirana ruajti 10% të kartonit kur e shiti për 500 mijë euro te Legia në 2020 dhe duket se ky ka qenë vendimi më i mirë i marrë ndonjëherë nga drejtuesit e klubit. Për transferimin e 22-vjeçarit kuqezi drejt Monaco është bërë një punë kolosale nga menaxheri i tij Shkumbin Qormemeti, në bashkëpunim edhe me Jorge Mendes, agjenti i superyjeve të futbollit ku në hierarkinë e tij të klientëve, i pari në listë mban emrin Cristiano Ronaldo.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga