
Redi Kasa është një nga zbulimet e sezonit në Superiore. Sulmuesi erdhi në merkaton e janarit te Egnatia dhe shkëlqeu në 6-mujorin e fundit duke ndihmuar rrogozhinasit në arritjen historike të fitmit të Kupës dhe pjesëmarrjen në Conference League.
Shqiptari i lindur e rritur në Itali ka impresionuar të gjithë me cilësitë e tij në krahun e sulmit. Për lojtarin interesimet nga jashtë janë të shumta dhe drejtuesit e vlerësojnë 400 mijë euro lojtarin por duan edhe një përqindje kartoni.
Së fundmi, mësohet se dy ekipe të njohura europiane janë vënë në gjurmët e 21-vjeçarit. Leicester City, ish-kampioni i Premier League tashmë në Championship, dhe Fenerbahce, gjiganti i futbollit turk janë skuadrat që i janë bashkaur listës së gjatë të të interesuarve.