
Myrto Uzuni është një nga lojtarët më të mirë shqiptar në Kroaci. Sulmuesi ishte në formë para se të ndalej kampionati ishte në formë të mirë duke shënuar gola. Në një intervistë për “Fan Zone”, Uzuni zbulon se ka marrë dy oferta zyrtare nga La Liga.
“Isha në një formë shumë të mirë, por kjo ndalesë nuk erdhi vetëm për mua, por për të gjithë. Shpresoj që të kthehem aty ku e lashë sezonin. Si për mua si për të tjetër gjendja fizike qendron pasi nuk jemi stërvitur siç duhet. Kemi filluar mini fazë përgatitore dhe po stërvitemi nga dy seanca stërvitore në ditë. Futbolli është jeta jonë dhe na ka munguar shumë kjo pjesë.
Unë nuk eci me plane, por shikoj se çfarë mund të ndodhi. Mendoj se do të kthehem aty ku e lashë dhe ky është sprinti final”.
Masat në Kroaci? “Deri tani nuk e di si mund të funksionojë, por tani po vemi të veshur në stërvitje dhe lahemi në shtëpi. Kemi bërë dy herë testin dhe kemi dalë negative të gjithë. Isha në ankth deri sa doli përgjigja pasi mendja të shkon për keq gjithmonë”.
Sezoni aktual? “Unë jam një tip që nuk demoralizohem dhe erdha në Kroaci e thashë që duhet të arrij kombëtaren”.
Kombëtarja? “E meritoj një ftesë pasi jam në formë më të mirë nga të gjithë sulmuesit e Kombëtares. Nuk dua të jem vetëm në listë, por dua të jem vendimtar pasi kjo është ndenja më e mirë për çdo lojtar”.
Superliga? “Unë e kam para 4 muajsh që Tiranën e shikoj kampione, ndërsa Laçi ka bërë mirë këtë sezon dhe e kap lehtë Europën”.
E ARDHMJA? “Isha duke bërë mjaft mirë dhe kam dy oferta zyrtare nga La liga dhe është kampionati që më përshtatet".