Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

E BUJSHME/ Dinamo ndërron stemë, fanelë dhe qytet... Blutë nisin nga puna me Igli Taren!

Shkruar nga NEWSPORT

Dinamo nis një epokë të re me rikthimin në elitën e futbollit shqiptar. 18 herë kampionët e vendit kanë filluar nga puna për sezonin e ri dhe vijnë me ndryshime rrënjësore si në nivelin e drejtimit, edhe në atë të organizimit.

Klubi ka marrë vendimin drastik për të ndryshuar thuajse gjithçka. ‘Supersport’ raporton se Dinamo do të ndryshojë emrin, logon dhe mënyrën e menaxhimit të skuadrës. Dinamo City do të jetë emri i ri i bluve ndërsa ndryshime do të pësojë edhe uniforma e ekipit. Në vendin ku shkruhet sponsori kryesor, do të jetë ‘Durrës Yachts & Marina’, kjo pasi iniciatorët që kanë ndërmarë këtë projekt janë po ata që kanë marrë përsipër projektin e qytetit të Durrësit.

[caption id="attachment_701401" align="alignnone" width="457"]Fanella e re e Dinamos, ©Supersport.al Fanella e re e Dinamos, ©Supersport.al[/caption]

Pas këtyre ndryshimeve, Ardian Bardhi nuk do të jetë më investitori i vetëm i bluve, por do t’i bashkohen edhe biznesmenë të tjerë. Bardhi pati një takim me kryeministrin Edi Rama, i cili i ka dhënë mbështetjen e tij për këtë projekt.

Ajo çka e bën edhe më interesante gjithë këtë iniciativë është se Dinamo nuk do të jetë më ekip i qytetit të Tiranës, por do të zhvendoset në Durrës aty ku do t’i dhurohen 70 mijë metra tokë nga qeveria në të cilën do të ndërtohet qendra stërvitore.

[caption id="attachment_701402" align="alignnone" width="496"]Logo e re e Dinamos, ©Supersport.al Logo e re e Dinamos, ©Supersport.al[/caption]

Dinamo City do të jetë në bashkëpunim edhe me akademinë e Manchester City, teksa para pak muajsh u nënshkrua marrëveshja me qeverinë shqiptare. Igli Tare do të ketë një rol të rëndësishëm në këtë organizim teksa do të ndihmojë në ndërtimin e një klubi modern duke zbuluar kështu arsyen e vërtetë të vizitës së tij në miqësoren ndaj Skënderbeut.

E ardhmja duket mjaft premtuese dhe revolucionare për Dinamon, e cila ndryshon gjithçka duke i dhënë kështu startin një epoke të re në tentativë për të rikthyer lavdinë e dikurshme në klub.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga