Me ndryshimin e thuajse gjithçkaje te Dinamo, klubi do të hyjë në një epokë të re. Klubi ka hyrë që tani fuqishëm në merkato duke sjellë në skuadër emra të njohur të Superiores si Hoxha, Behiratche, Markup or edhe lojtarë të tjerë si Lorran, Kaçorri, Kapllani ndërsa pritet të vij edhe Dino Halilovic.
Me merkaton tashmë që është nën vëzhgimin e Igli Tares, goditje të bujshme pritet të vijnë. Së fundmi, mësohet nga shtypi i shkruar se dinamovitët janë shumë pranë akordit me Boban Nikolov. Një mesfushor me CV shumë të pasur që ka luajtur edhe në Serie A me Leccen në vitin 2021.
28-vjeçar iështë gjithashtu pjesë e kombëtares së Maqedonisë së Veriut me të cilën numëron 49 ndeshje, Dy sezonet e fundit i ka luajtur me Sheriff Tirasspol dhe Steauan e Bukureshtit.