Liridon Latifi do t’i bashkohet skuadrës së Gentit në Belgjikë për t’i dhënë Skënderbeut 1.2 milionë euro. Një vit më parë u largua Peter Olainka për një shifër të ngjashme. Gent e afroi sulmuesin e Skënderbeut në Belgjikë për t’a dhënë huazim fillimisht tek Dukla Pragë në Çeki.
Latifi dhe Olainka do të ritakohen në Belgjikë për të luajtur bashkë në sezonin e ardhshëm, pasi sulmuesi nigerian do të mbyllë huazimin në Çeki, aty ku ka bërë mjaft mirë.
Të dy lojtarët u bashkuan me Skënderbeun që prej moshës 18-vjeçarë për t’u formuar si duhet në Korçë dhe sjellë më pas më tepër se 2 milionë euro për kampionët e Shqipërisë.