
Sylvinho është padyshim pika kyçe e këtij kualifikimi që Kombëtarja arriti në Euro 2024. Që me emërimin e teknikut brazilian në pankinë, ekipi duket se ka ndryshuar krejtësisht, me lojtarët që kanë harmoni mes tyre dhe grupi është më i bashkuar se kurrë.
Por sa do të vazhdojë aventura e Silvio Mendes Campos Junior me Kombëtaren shqiptare? I emëruar më 5 janar 2023, Sylvinho nënshkroi një kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2024. Pra marrëveshja e brazilianit me kuqezinjtë përfundon në mes të Europianit.
Por rinovimi nuk pritet të jetë një problem, pasi tekniku duket shumë i lumtur në pankinën e Shqipërisë. Edhe nga pala shqiptare nuk pritet të krijohen ndonjë problem mbi rinovimin, pasi janë shumë të kënaqur me punën e 49-vjeçarit dhe rezultatet që ky i fundit ka arritur, flasin vetë.