Klubi Erzenit me një postim në rrjete sociale i ka bërë thirrje të gjithë qytetit për të mbështetur ditën e nesërme ekipin U-19 në ndeshjen shumë të rëndësishme përballë Flamurtarit.
Në stadiumin e qytetit “Tofik Jashari”, shijakasit e vegjël do të luajnë vetëm për fitore ndaj vlonjatëve të cilët gjenden në vendin e dytë me 32 pikë, 6 më shumë se Erzeni i vendit të pestë. Tre pikë do të ishin jetike pasi do t’i katapultonin direkt në vendin e tretë.
“Nesër në stadiumin Tofik Jashari ekipi unë U-19 zhvillon një sfidë tepër vendimtare përballë Flamurtarit të Vlorës. Ftojmë të gjithë tifozat shijakas në mbështetje të ardhmes tonë.”-shkruan klubi.
[caption id="attachment_685952" align="alignnone" width="469"] Postimi i Erzenit[/caption]