
Kirian Nuabueze është golashënuesi më I mirë në Superligën shqiptare me 17 gola.Sulmuesi I Laçit ka qenë një nga më të mirë këtë sezon duke ndihmuar skuadrën e tij të arrijë objektivat që ka. Në një lidhje me “Fan Zone”, Nuabueze u shpreh:
“Shqipëria nuk është shumë keq, por Amerika është shumë e madhe. Tentova të ikja për në Amerikë, por u mbyllën kufinjtë dhe ngela këtu. Kam marrë një email nga amasada amerika për të pyetur për gjendjen time. Tani është një kohë e mirë për të menduar për të adhmen, kurse në Amerikë nuk janë kaq të izoluar se këtu. Këtu je më I mbrojtur pasi qendron I mbyllur dhe kujdesësh më shumë”.
E ardhmja? “Jam këtu për momentin po mendoj se çfarë do të ndodhë. Po mendoj të mbyllë sezonin dhe pastaj do të mendoj për të ardhmen”.
Çfarë të mungonë nga Amerika? “Më mungon ushqimi dhe përkujdesja e mamasë sime”.
Përse jepni kaq pak asist? “Unë 5 të tilla dhe nuk është pagë. Puna jonë nuk është japim assist, por të shënojmë gola. Dua të ndihmoj skuadrën time duke shënuar gola. Një difektet e mia është edhe kjo e për këtë po punoj shumë pasi kjo është edhe nga eksperienca si lojtar”.
Cili është skuadra më e mirë në Superligë që jeni përballur? “Nga ana taktike që dinë pikat e dobëta është Tirana dhe Partizani. Të dy këto ekipe e dinë sesi duhet të vendosesh në fushën e lojës”.
Skuadra juaj e preferuar? “Nuk kam pasur asnjëherë një skuadër të preferuar. Kam 3 lojtarë të preferuar, I pari është Ronaldinho, I dytë është Eto që e kam ndjekur shumë dhe I 3 është Drogba që ishte një bishë”.
Të pëlqen të luash për Partizanin? “Kërkoj që vazhdimisht të përmirësohen e kërkoj të ndryshoj skuadër dhe kampionat, por kurrë mos thuaj kurrë”.
E shikon Kombëtaren shqiptare si hipotezë? “Nuk e shikoj të luaj për Kombëtaren pasi është çështje krenarie. Nuk do të luaj për Shqipërisë pasi duhet të luajnë lojtar shqiptar që të tregojnë veten e tyre”.