
Marsel Ismailgeci ishte dje protagonist në fitoren 2-0 të Tiranës kundër Bylisit. Mbrojtësi i linjës së majtë shkëlqeu në "Selman Stërmasi" duke dhënë një asist, por duke realizuar edhe golin e dytë të takimit.
20-vjeçari kryeqytetas këtë sezon po përfshihet rregullisht në 11-shen titullare duke fituar në këtë mënyrë besimin e stafit teknik. Me potencialin e treguar, e ardhmja e tij duket e ndritur. Megjithatë për mëngjërashin ka ende punë për të krijuar stabilitet në formën e tij për të mos pasur ulje-ngritje.
Pak javë më parë u transferua për shifrën e 500 mijë eurove Ernest Muçi. Nëse performanca e Ismailgecit do të njohë vetëm progres, padyshim që mëngjërashi do të shkelë në gjurmët e talentit të sulmit.