Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Dyshime për trukim rezultati, në kryeqytet analizojnë çfarë ndodhi në ndeshjen e fundit

Shkruar nga NEWSPORT
Dyshime për trukim rezultati, në kryeqytet analizojnë

Ngrihen hije dyshimi për takimin e javës së 12-të të Grupit B në Kategorinë e Parë atë mes Dinamos dhe Lushnjes, e cila u luajt të shtunën në kompleksin "Internacional" në Pezë-Helmës.

Sfida përfundoi 1-0 për Lushnjen, ndërsa ajo që ka shqetësuar drejtuesit e klubit të Dinamos dhe tifozët e skuadrës kryeqytetase kanë qenë pikërisht dyshimet se 4 lojtarë titullarë kanë toleruar në fushën e lojës.

Edhe zëvendësimet e trajnerit të Dinamos, Igli Allmuça gjatë ndeshjes, duke larguar nga fusha dy titullarë të padiskutuar të skuadrës për shkak të impenjimit të tyre të ulët kundër Lushnjes kanë bërë që dyshimet e drejtuesve për formën e lojtarëve të rriten së tepërmi.

Mësohet se drejtuesit e klubit të Dinamos kanë diskutuar pas ndeshjes momentin e pësimit të golit të shënuar nga Branica i Lushnjes, duke pretenduar për pasivitet të mbrojtësve të ekipit kryeqytetas, ndërsa diskutime ka pasur edhe për produktivitetin e ulët të lojës sulmuese.

Një gjë e tillë ka sjellë edhe përçarje mes lojtarëve të Dinamos ndërmjet tyre. Ndërkohë që drejtuesit e klubit të Dinamos, gjatë këtyre ditëve kanë vijuar me grumbullimin e informacioneve për ndeshjen ndaj Lushnjes dhe nuk përjashtohet fakti se mund të merren masa drastike ndaj disa prej titullarëve, gjithnjë nëse dyshimet për tolerim ndaj Lushnjes do të vërtetohen.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga