
Tirana-Partizani do të jetë ndeshja e parë e javës së 24-të në Kategorinë Superiore. Derbi i kryeqytetit që do të luhet në "Selman Stermasi" pritet të ketë një rekord tifozësh të pranishëm në stadium. Paraqitjet pozitive të dyja ekipeve ka bërë që kjo ndeshje të ketë interesim të madh nga shumë tifozë që do të ndjekin nga stadiumi. Biletat për derbin nuk kanë dal ende në shitje, pritet që "Selman Stermasi" të jetë i tejmbushur. Si Tirana ashtu dhe Partizani vinë në këtë takim me moralin e lartë pas fitoreve të arritura në ndeshjet e fundit. Ekipi bardhublu nuk fiton prej shumë kohësh nëj derbi dhe me trajnerin Mema duket se kanë gjetur vazhdimësinë. Nga ana tjetër Partizani ndodhet në vendin e parë në renditje dhe kërkon që të mos humas terren me ndjekësit më të afërt. Sfida e së premtes pritet të ketë gjithashtu dhe një numër të madh policësh dhe masa të rrepta sigurie pasi në një ndeshje të tillë derbi zor se kontrollohet nga policia private.