Vllaznia do të presë sot në Loro Boriçi, Partizanin në orën 17:00 për të zhvilluar ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Shkodranët duan suksesin deri në fund të kompeticionit dhe ndaj të kuqve nuk do të ketë rotacione për të ruajtur lojtarët për kampionat. Trajneri Josa është me sytë nga infiermeria teksa dy titullarët, Hakaj dhe Smajli, mbajnë peng mbrojtjen e kuqebluve.
I pari është rikthyer nga dëmtimi dhe deri në momentin e fundit do të merret një vendim nëse është i gatshëm për titullar apo jo, ndryshe do të jetë Smajli ai që do mbulojë krahun e majtë dhe Gurishta të djathtin, me Shehin në qendër. Nëse Hakaj ia del, Smajli luan djathtas dhe kapiteni rikthehet në qendër me Bulatovic.
Në mesfushoë, ka balotazhe mes Markut dhe Boshnjakut për një fanellë titullari. Kosovari është rikthyer plotësisht dhe mund të jetë nga minuta e parë në fushë duke lënë të pushojë golashënuesin e Vllaznisë.
Formacioni i mundshëm:
Vllaznia (4-3-3): Zogovic; Smajli, Gurishta, Bulatovic, Hakaj (Shehi); Jonuzi, Alivoda, Marku (Boshnjaku); Mala, Balaj, Latifi
Trajner: Mirel Josa