Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Supersfida/ Itali-Gjermani apo Juventus-Bayern?

Shkruar nga NEWSPORT
Supersfida/ Itali-Gjermani apo Juventus-Bayern?

Sot në mbrëmje në orën 21:00 do të luhet çerek-finalja e 3-të e vlefshme për kampionatin Europian të Futbollit. Dy skuadrat njihen për rivalitetin e hershëm midis njëra-tjetrës në historinë e futbollit, ku sipas statistikave, Italia ka arritur të dalë gjithmonë fituese në ndeshjet zyrtare.Një fakt interesant për këtë ndeshje janë lojtarët që pritet të zbresin në fushë.

Nga 11-shet e e pritshme për të nisur takimin nga minuta e parë pritet të jenë në fushë plot 11 lojtarë të klubit të Bayernit dhe të Juventusit.Italia pritet ta nisë ndeshjen me 5 lojtarë të Juventusit: Buffon; Barzagli, Bonucci, Chiellini dhe Sturaro. Lojtari i gjashtë luan për Gjermaninë dhe është mesfushori Sami Khedira.

Nga krahu tjetër, Gjermania do të zbresë në fushë me 5 bavarezë. Ata janë Neuer; Kimmich, Boateng, Hummels, dhe Muller, pa llogaritur ish-lojtarët Kroos dhe Gomez.Duke parë formacionet e mundshme, më shumë se sa një sfidë Gjermani – Itali, duket se ndeshja është midis Bayernit dhe Juventusit. Dy skuadrat u ndeshën këtë vit në “Champions League”, ku Bajerni arriti të kalojë në çerek-finale, pas një loje spektakolare nga të dyja skuadrat. Mbetet për tu parë se cila nga skuadrat do të kalojë sot në gjysëm-finalet e Euro 2016.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga