
Kukësi do të presë sot në Kukës Arena Bylisin në orën 13:00 për të luajtur ndeshjen e javës së 25-të të Superiores. Verilindorët do të tentojnë të marrin me cdo kusht fitoren që do t’i largonte gjithnjë e më shumë me zonën e ftohtë. Momentalisht në kuotën e 31 pikëve, 1 më shumë se Laçi e 4 më shumë se Bylis, një trepikësh i rradhës do të ishte një “finale” e fituar.
Trajnerit Hallaçi i rikthehen edhe dy titullarë të rëndësishëm. Ilieski dhe Owusu kanë lënë pas dëmtimet dhe janë gati për të luajtur. Mbrojtësi projektohej si titullar që në fillim të sezonit ndërsa sulmuesi ndihmoi menjëherë skuadrën pas afrimit në janar. Mungesa e vetme do te jete Edi Basa per arsye kartonash.
Formacioni i mundshëm:
Kukësi (4-2-3-1): Tafas; Dragoshi, Bytyçi, Ebert, Ndreca; Sh. Taipi, Mbarak; Peposhi, Gj, Taipi, Owusu; Rashiti
Trajner: Rraman Hallaçi