Tirana do të përballet me Kukësin në sfidën e javës se 13-të të Superiores, takim që do të luhet ditën e dielë në “Selman Stërmasi” duke nisur që nga ora 14:00. Një sfidë ku bardheblutë do të kërkojnë me doemos fitoren për të mos e thelluar më shumë diferencën me dy ekipet e kreut.
Barcdheblutë kanë nisur stërvitjen për këtë takim, teksa për Julian Ahmataj do të ketë dy rikthime të rnëdësishme. Albi Doka dhe Ardit Deliu do të jenë të gatshëm ditën e dielë, teksa rikthehen kështu nga pezullimi për shkak kartonësh. Pavarësisht kësaj mungesa do të ketë sërish në kampin e kryeqytetasve.
Mustafa Abdullahu, Gentian Selmani, Liridon Latifi dhe Patrick vazhdojnë të jenë të dëmtuar dhe ende nuk janë rikuperuar në 100% e tyre. Gjithashtu ditën e sotme priten edhe vizitat mjekësore teë Ermal Metas. Ky i fundit u dëmtua në sfidën me Skënderbeun dhe sot stafi do të mësojë më shumë për gjendjen e tij. Talenti bardheblu mban në ankt stafin për duelin me Kukësit.