Luftëtari do të luajë kundër Kastriotit, ndeshje e vlefshme për javën e 19-të të Superiores. Ky takim do të zhvillohet të dielën në orën 14:00. Gjirokastritët do të kenë dy mungesa të rëndësishme. Bëhet fjalë për Behar Ramadanin, i cili ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë si dhe Maldin Ymeraj që vuan nga një dëmtim në këmbë.
Kësisoj, në kampin krutan kanë arsye për të qenë më të qetë, pasi mungesat e kundërshtarit ia lehtësojnë disi punën trajnerit të Kastriotit, Bledar Devolli. Kujtojmë që krutanët udhëtojnë në këtë sfidë pas humbjes 4-2 kundër Partizanit, ndeshje e vlefshme për Kupën e Shqipërisë.