
Nesër luhet në “Niko Dovana” takimi i vlefshëm për javën e 30 në Superiore mes Teutës dhe Erzenit. Ekipi i Edi Martinit ka 6 javë që nuk merr asnjë rezultat pozitiv. Fitorja e fundit ishte përballë Tiranës në “Air Albania” më 25 shkurt.
Rezultatet e dy muajve të fundit i kanë befasuar paksa durrsakët pasi tashmë e shohin veten në zonën “Play-Out” dhe në luftë për mbijetesë. E pikërisht kthesa kërkohet në derbin ndaj Erzenit.
Do të jetë një ndeshje vendimtare për fatin e durrsakvëe këtë sezon, pasi një fitore mund t’i shpëtojë nga zona e ftohtë. Megjithatë Erzeni është “macja e zezë” për Teutën, pasi këtë sezon nuk e ka mundur asnjëherë. Për sfidën e nesërme tekniku Martini do ta ketë të gjithë grupin në dispozicion.