Vllaznia luajti ditën e djeshme ndaj Partizanit ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Kupës së Shqipërisë. Në stadiumin “Partizani” kuqeblutë u mposhtën 1-0, por përsëri siguruan kalimin në fazën tjetër të Kupës për shkak të fitores 3-1 në sfidën e parë të zhvilluar në Shkodër.
Në këtë takim kishte një rikthim shumë të rëndësishëm për shkodranët. Pas më shumë se 2 muajsh larg fushave të blerta u rikthye të luaj sërish mbrojtësi Marko Juric. Një rikthim shumë me vlera për Mirel Josën në këtë fazë të kampionatit, teksa tashmë i shtohen edhe “forcat” në repartin e mbrojtjes.
Kujtojmë se Vllaznia do të sfidojë Laçin ditën e dielë në kuadër të javës së 26-të të kampionatit shqiptar, teksa aktualisht renditen në vendin e 4-të me 37 pikë po aq sa Egnatia e vendit të 3-të.
[caption id="attachment_684713" align="alignnone" width="300"] Marko Juric[/caption]