
Partizani ditën e enjte do të presë Valmieran për të zhvilluar mes tyre edhe sfidën e kthimit në Conference League. Kjo përballje është e vlefshme për turin e tretë të këtij kompeticioni, teksa do të startojë në orën 20:00 në “Elbasan Arena”.
Të besuarit e Zoran Zekic do të tentojë një tjetër rezultat pozitiv pas fitores në sfidën e parë me shifrar 2-1, pasidëshirojnë kualifikimin në “Play-off”. Por kur jemi dy ditë përpara kësaj ndeshje te të kuqtë ka festë.
Shkak janë bërë dy lojtarë. Valentino Murataj dhe Sabit Bilali festojnë ditëlindjen. Kapiteni mbush 27-vjeç, ndërsa Bilali bën plot 26-vjet. Klubi nuk ka nguruar, teksa u ka uruar të dy futbollistëve ditëlindjen nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.