Vetëm 3 ditë më parë Alert Alcani u largua nga skuadra e Tërbunit dhe mënjehërë mori një rol drejtues te skuadra tjetër e Kategorisë së Parë. Ish-timonieri i njohur tashmë do të jetë te skuadra e Besëlidhjes në rolin e drejtorit teknik.
Por siç duket kjo aventurë nuk ka nisur në mënyrën më të mirë, pasi ditën e sotme Alcani nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar edhe ndarjen nga jeta të babait të tij.
“Më preve krahët bab. Më prishe ritmin e jetës. Nuk kam fjalë, nuk gjej dot si ta përshkruaj këtë dhimbje. Të kisha shok, të kisha shpirt, zemër, pse ma bërë këtë. Do të jesh gjithmonë në zemrën time. Bëhu engjëlli jonë atje lart dhe më drejto nga lart. Do më mungosh bab”, janë fjalët e shkruara nga drejtori i Besëlidhjes.
[caption id="attachment_681602" align="alignnone" width="178"] Postimi i Alert Alcanit[/caption]