
Janë luajtur ditën e sotme ndeshjes e javës së 9-të Ligës së Parë në Maqedoninë e Veriut. Një javë interesante që na solli dy derbi shqiptarësh.
Shkupi fitoi përballë Strugës së Shpëtim Duros me rezultatin e pastër 2-0, duke marrë kështu një 3 pikësh mjaft të rëndësishëm përballë një kundërshtari që lufton për titullin kampion. Golat për shkupjanët u shënuan nga Queven dhe Vosha. Me këtë fitore Shkupi mban vendin e parë me 18 pikë, ndërsa Struga mbetet në vendin e 4-të me 15 pikë.
Në derbin tjetër të shqiptarëve, në ndeshjen midis Gostivarit dhe Shkëndijes, gjithçka u mbyll në barazim. Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-2 dhe kështu ekipet ndahen në ‘paqe’ me nga 1 pikë. Golat për Gostivarin u shënuan nga Antiemëen dhe Potuk, ndërsa për kuqeznijtë shënuan Totre dhe Cake. Me këtë barazim Shkëndija mbetet në vendin e 2-të me 17 pikë, por me një ndeshje më pak se Shkupi i vendit të parë, teksa Gostivari në vendin e parafundit me vetëm 7 pikë.
NDESHJET E TJERA TË KAMPIONATIT MAQEDONAS:
Bregalnica Stip 0-0 Vardar
Rabotnicki 1-0 Tikves
Sileks 4-2 Voska Sport