
Kastrioti pret në stadiumin e Kamzës skuadrëm e Egnatias për të luajtur mes tyre edhe ndeshjen e fundit për vitin 2022 që përkon edhe me javën e 15-të të “Abissnet Superiore”.
Për këtë përballje Ardian Mema do t’i besojë skuadrës fituese që luajti ndaj Vllaznisë, ndërsa nga ana tjetër Shpëtim Duro “tradhtohet” nga Camaj, me këtë të fundit që për shkak të dëmtimit që mori ndaj Bylisit nuk do të jetë gati ndaj krutanëve.
Formacionet e mundshme:
Kastrioti: Sali, Kodra, Stojanovic, A.Selmani, Prenkocevic, Onanuga, Karakaçi, Hasani, J.Cela, S.Selmani, Greca. Trajner: Ardian Mema.
Egnatia: Sherri, Agbekpornu, Malota, Atanda, Frangaj, Mëllugja, Fernando, Zejnullai, Musta, Jackson, Delarxh. Trajer: Shpëtim Duro