
Brazili është i kualifikuari i mbrëmjes, pasi mposhti me shifrat 4-1 Korenë e Jugut. Kroacia është rivalii radhës për të besuarit e trajneri Tite. Performanca e Brazilit ishte e shkëlqyer, ku në pjesën e parë ndëshkuan 4 herë Korenë.
I ftuar në emisionin sportiv “Qatar N’24” trajneri Shpëtim Duro ka analizuar lojën e brazilit, ku nuk ka kursyer elozhet për Seleçaon. Gjithashtu ka folur për aktivizimet e shumta që Brazili ka bërë në këtë botëror, pasi është ndër të vetmet ekipe që ka aktivizuar 26 lojtarët e grumbulluar.
Prononcimi:
“Pritej kjo lojë e Brazilit. Ne e diskutuam edhe mbrëmë. Kishte përballë një rival modest. Brazili mund të aktivizonte dhe fizioterapistin sonte. Duhet ta shohim me një kundërshtarë të fortë, pasi mund të ndryshonte shumë. Brazili është një pretendent absolut. Ishte ekip superior dhe fitoi me rezultat të thellë.Bukuria ishte te ndeshja tjetër mes Kroacisë dhe Japonisë. Fati dhe penalltitë ishin me Kroacinë. Ekipi i Dalic ishte kompakt, por nuk kishin më atë freskinë që kanë pasur disa vite më para.”