Armand Duka dhe Erjon Braçe njihen për “antipatinë” që kanë krijuar mes tyre. Presidenti i FSHF-së dhe deputeti i PS-së, tifoz i Partizanit, kanë kritikuar shpesh njëri-tjetrin, ku me doza të forta e ku me stil.
I ftuar dje në emisionin “Fair Play”, Armand Duka, për Braçen u shpreh: “Ai është një tifoz i bezdisur. Shan në stadium, nga minuta e parë në të fundit. Më vjen turp që ai është pjesë e Kuvendit të Shqipërisë”.