
Në “Air Albania” ëhstë prezantuar edhe trajneri i ri i kombëtareës shqipatyre, Sylvinho. Kreu i FSHF-së Armand Duka do të merrte fjalën i pari, ku do iu përgjigjej pyetjeve të gazetarëve për zgjedhjen e re, ndërsa fjalën e tij presidenti do ta niste me falenderimet për Edi Rejën.
“Falenderojmë Rejën për punën e bërë në këto 3 vite e gjysëm. Në gjithë këto ndeshje ka bërë një punë të mirë, ndërsa bilanci është pozitive. Ka afruar lojtarë të rinj në kombëtare duke ndërtuar një grup cilësore. Rejën e falenderoj për gjithçka, tashmë ish-trajneri i kombëtares tonë. Reja ka qenë një nga bashkëpunëtorët më të mirë të FSHF-së. Miqësia jonë do të vazhdojë edhe më pas për të përçuar më pas mezhaset për stafin e ri. Jemi gati per nje cikel te ri”, ka qenë fjala e Dukës për Rejën
Një trajner brazilian, çfarë ka ndryshuar? Jemi nisur nga cilësitë sportive dhe njerëzore. Të 3 që i kemi në panel kan ënjë eksperiencë që kam besim se do të bëjnë mirë dhe mbetet të shikojmë çfarë mentalaliteti do kenë. Padyshim kur luan me ekipe të mëdha do të bëjnë mirë. Jemi nisur nga profesionalizmi dhe jo nga nacionaliteti. Të tre ndihmësit që kemi në panel kanë eksperiencë të gjatë. Do ta ndihmojnë Shqipërinë drejt synimit. Disa kanë luajtur me Zotin, kush është ai më thanë, ai është Mesi iu përgjigja. Dhe të luash me më të mirën sigurisht ke mentalitet fituesi.
Një punë e gjatë për të zgjedhur trajnerin? Tani në fakt do të them një të vërtetë që ka ndodhur që nuk e kmi deklaruar. Në e kemizgjehdur trajnerin dhe kjo sdo të thotë që ne do t’i shmangem përgjegjësive. Kur kemi biseduar me stafin, trajnerin e kemi zgjehdur nëpërmjet pikëve dhe në atë kohë Panuçi fitoi, këtë herë ishte ndryshe, nuk e bëmë me pikë, por e analizuar gjatë. Ne kemi menduar se na duhet një trajner që do të bënte mikr ëme grupin që kemi në dispozicion.
A e ke takuar Sylvinhon mbrëm së bashku me kryeministrin? I kam kërkuar kryeminishtri të presë stafin e ri, pasi kombëtaraja është gjëja më e rëndësishme për ne dhe si e tillë doja që kjo të ndodhte.
Cili do të të jetë stili që do të luajmë? Edhe pse nuk jam teknik futbolli, një nga pyetjet ka qenë kjo që ua kam bërë kandidatëve. Realisht kam marrë të njëjtën përgjigje nga të gjithë: varet nga futbollistët që kemi dhe kundërshtarët. Sylvinho do ta thotë vetë cili është moduli i tij i preferuar.
Keni diskutuar me Sylvinhon edhe për ekipet e moshave për një stil loje? Trajneri i ekipit A është kryetrajner për ekipet e moshave, këtë do të bëjë edhe Silvinho, për të ndihmuar dhe konsultuar për sistemin e lojës, etj. Në situata ndryshme çdo trajner ndryshon modul. Pikërisht për t’u përshtatur janë trajnerët.