Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Dueli Vllaznia-Partizani në çerekfinale të Kupës, demat “mposhtin” shkodranët me statistika

Shkruar nga NEWSPORT
Dueli Vllaznia-Partizani në çerekfinale të Kupës, demat

Fati ka vendosur përballë në çerefinalen e Kupës së Shqipërisë Vllazninë dhe Partizanin. Një përballje të tillë e kemi shikuar dhe vitin e kaluar, por në gjysmëfinale.

Shkodranët në edicionin e vitit të kaluar arritën të kualifikoheshin me anë të penalttive, pasi dy takimet mes tyre përfunduan në barazim 1-1. Të besuarit e Mirel Josës janë edhe fituesit aktual të Kupës, por me statistika kundër të kuqve janë të “mposhtur”.

Në total dy skuadrat janë përballur me njëra-tjetrën në 32 ndeshje, ku kuqeblutë kanë siguruar vetëm 5 fitore. 13 sfida kanë përfunduar në barazime, teksa të kuqtë kanë triumfuar në 14 raste. Golavarazhi mes shkodranëve dhe kryeqytetasve është 22-50 për të kuqtë, me statistikat që janë në favorin e tyre.

Duhet të presim përballjet mes tyre për të parë nëse Partizani do të arrijë kualifikimin, apo kuqeblutë do të nisin të përmirësojnë stastistikat mes tyre.

Kujtojmë se takimi i parë mes Vllaznisë dhe Partizanit do të luhet më 1 mars në “Loro Boriçi”, ndërsa më 15 do të zhvillohet akti kthimit në stadiumin “Partizani”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga