
Partizani do të presë mbrëmjen e sotme në “Air Albania” skuadrën e Bate Borisov. Sfida do të startojë në orën 20:45 dhe është e vlefshme për turin e parë të Champions League.
Një sfidë që pritet të jetë e luftuar mes dy skuadrave që kanë afërsisht të njëjtin nivel. Por nëse ditët e tjera demat nuk konsideroheshin favorit në këtë sfidë, ditën e sotme kompanitë e basteve kanë ndryshuar “mendje”.
Skuadra e Zoran Zekic duket më e favorizuar për të marrë fitorën në “Air Albania”, teksa kuotohen me 2.45. Bate Borisov kuotohet me 2.7, ndërsa barazimi me 3.0.
Poll