Dinamo do të luajë në “Niko Dovana” ndaj Skënderbeut, sfidë e vlefshme për javën e 29-të të Superiores. Një duel mjaft i rëndësishëm që do të zhvillohet më 30 mars në orën 18:00.
Prej ditësh “Blutë” kanë nisur stërvitjen për këtë sfidë, me Dritan Mehmetin që ka nisur të bëjë gati “kurthin” për korçarët. Dinamovitët do të synojnë rikthimin te fitorja në kampionat e cila iu mungon prej 3 javësh.
Një “armë” plus për këtë ndeshje do të jetë rikthimi nga dëmtim i Bakary Goudiaby. Ky i fundit ka hedhur prapa krahëve dëmtimin që mori në derbi me Tiranën dhe tashmë do të jetë i gatshëm për Mehmetin në duelin me korçarët.
Poll