Dueli me Egnatian, PARTIZANI bën njoftimin e rëndësishëm për tifozët e kuq
Shkruar nga NEWSPORT
Partizani do të përballet me Egnatian ditën e nesëme duke nisur që nga ora 19:00, takim që do të luhet në stadiumin “Partizani” dhe është i vlefshëm për javën e 19-të të Abissnet Superiore.
Një duel ku demat do të kërkojnë të rikthehen te fitorja që iu mungon prej 3 javësh, ndërsa nuk iu lejohen më hapa fals nëse duan të jenë në garë për titullin kampion.
Pikërisht për këtë sfidë që konsiderohet mjaft i rëndësishëm për autokritikën e djemve të Giovanni Colellës, klubi ka bërë edhe njofitmin për tifozët të cilët duan ta ndjekin këtë duel nga shkallët e stadiumit, ku i ka njohur me çmimin e biletave dhe se ku mund t’i blejnë ato.
“NJOFTIM PËR ÇMIMET E BILETAVEFK PARTIZANI - KF EGNATIAE HËNË 30 JANAR 19:00"STADIUMI PARTIZANI"Ju njoftojmë se për takimin ndaj Egnatias çmimet e biletave në Tribunat respektive të ”STADIUMIT PARTIZANI" do të jenë:Biletat në Tribunën Qëndrore krahu perëndimor do të kushtojnë 1 000 Lekë. Biletat në Tribunën përballë krahu lindor do të kushtojnë 300 LekëBiletat mund ti siguroni nga dita e sotme ora 10:00 - 19:00 pranë pikës së shitjes në stadiumin “Selman Stërmasi”, ndërsa të hënën biletat mund ti gjeni edhe pranë ‘Stadiumit Partizani’”, shkruan klubi i kuq.