Kastrioti pret Teutën në stadiumin e Kamzës në duelin e orës 15:00 për javën e 7 të Abissnet Superiore. Dy ekipet kërkojnë medoemos fitoren për të synuar objektivat e tyre. Trajnerët Çela dhe Shkëmbi kanë zgjedhur titullarët e ndeshjes me krutanët që zbresin Hasanin nga minuta e parë direkt pas dëmtimit.
Formacionet Zyrtare:
KASTRIOTI: Sali; Kodra, Selmani, Stojanoviç, Rami; Karakaçi, Hasani, Mehmeti; Zogaj, Morbek, Greca. Trajner: Emiljano Çela.
TEUTA: Qirko; Marku, Kuro, Kotobelli, Idrizaj, Jazxhi; E. Vila, Beqja, Karabeci, L. Vila; Hebaj. Trajner: Bledi Shkëmbi.
Poll