Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

ARKIVA

Duel Superiore në Vlorë, 40 trofe do të zbresin në fushën e lojës

Shkruar nga NEWSPORT
Duel Superiore në Vlorë, 40 trofe do të zbresin në

Flamurtari do të presë Dinamon në kuadër të javës së 20-të të Kategorisë së Parë. Sfidë kjo që do të luhet ditën e hënë duke nisur që nga ora 17:00. Vlonatët dhe kryeqytetasit vetëm një pikë i ndan në klasifikim dhe përballja mes tyre do të jetë një duel direkt për ngjitjen në Superiore.

All - Paragraf - 3

Në fakt pa frikë mund të quhet një sfidë trofesh në Vlorë, pasi ditën e  hënë në fushën e lojës do të zbresin skuadra që prej vitesh i kanë dhënë “shkëlqim” futbollit shqiptar, por fatkeqësisht tashmë ata militojnë në Kategorinë e Parë.

Plot 40 trofe kanë fituar të dyja ekipet sëbashku. Padiskutim që Blutë e kryeqytetit kryesojnë  me 18 tituj, 13 Kupa Shqipërie dhe 2 Superkupa, ndërsa vlonjatët kanë arritur të fitorjnë 1 titull kampion, 4 Kupa Shqipërie dhe 2 Superkupa.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7