Sfida mjaft interesante ditën e sotme në futbollin europian. Në Premier League, Arsenal dhe City duelojnë në distancë teksa do të përballen me Leicester dhe Bournemouth në trasnfertë. Liverpool kërkon reagimin në transfertë me Crystal Palace pas humbjes së turpshme me Real Madrid.
Kryesfida e sotme është në La Liga aty ku derbi i Madridit do të rrëmbejë skenën me Realin që pret Atelticon në Bernabeu. Një hap fals i Los Blancos do t’i largonte akoma më shumë nga titulli ndërsa Los Colchoneros duan pikë për të mos rrezikuar pozitën e tyre në zonën Champions.
Në Itali, Napoli pret të bëjë detyrën përballë Empolit në transfertë me Spallettin që pritet të bëjë ndryshimë pas ndeshjes së Championsit. Napoletanët janë me një dorë te titulli dhe vetëm një mrekulli i ndan nga suksesi historik.