Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Duatrokitjet për Dwamenën, reagon ish mbrojtësi i Egnatias: I lumtur dhe krenar, nuk është hera e parë për tifozët e mrekullueshëm shkodranë

Shkruar nga NEWSPORT

Sokol Gosa është një emër i njohur në futbollin shqiptar, veçanërisht në atë rrogozhinas. Ish kapiteni i Egnatias dhe trajner ka komentuar veprimin e tifozëve të Vllaznisë, pas zëvendësimit të Dwamenës.

Sulmuesi i rrogozhinasve u duartrokit nga publiku shkodran për paraqitjen e tij në Kupën e Shqipërisë. Një gjest që nuk është i ri për tifozët e Vllaznisë, por që natyralisht të jep emocion të veçantë.

Për këtë Gosa, në lajmin e publikuar nga Newsport, tregon krenarinë e tij si dhe përshëndet shkodranët për veprimin e tyre.

“Si mos të ndihesh i lumtur dhe krenar kur tifozët, si ata shkodranë duartrokasin lojtarin kundërshtar. Dhe në këtë këndvështrim, jo vetëm Dëamenën, por edhe “EGNATIAN” pa emër dhe histori, por që është një realitet i bukur në Superiore. Nuk është hera e parë që tifozëria e mrekullueshme dhe plot kulturë sportive e bën këtë veprim.

Por, e kam thënë dhe herë tjetër. Është luks që e kemi Dwamenën në Superiore. Kur luan Egnatia në fushat kundërshtare, tifozët të vijnë në stadium vetëm për të parë magjinë e këtij lojtari. “EGNATIA” është një realitet i bukur në Superiore. Gjykim i tillë si i sotmi, klasifikimi në kampionat do të ishte ndryshe”, shkruan Gosa.

[caption id="attachment_690169" align="alignnone" width="668"] Komenti i Gosës[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga