Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Duan të shmangin përplasjet dhe “spiunimin”, Tirana lë Pogradecin prej… Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT
Duan të shmangin përplasjet dhe “spiunimin”, Tirana

Tirana ka nisur përgatitjet për ndeshjet kualifikuese të Conference League. Bardheblutë do të stërviten në kompleksin “Skënder Halili” deri më 19 qershor dhe më pas do të nisen për një fazë përgatitore në juglindje të vendit. Ishte projektuar Ohri, por kjo me shumë mundësi do të ndryshojë.

Aty do të stërvitet edhe Partizani dhe trajneri Shehi bashkë me stafin e tij kanë kërkuar që të stërviten larg rivalëve. Shmangia e përplasjeve të mundshme duke parë edhe situatën e fundit të kampionatit por kryesorja sipas teknikut durrsak, spiunimi.

Shehi do të punojë shumë në anën tekniko-taktike dhe e njëjta lojë që do të implementohet në Europë, do të luhet edhe në kampionat dhe në këtë mënyrë nuk duan që stërvitjet e tyre të kenë “tifozë” të padëshiruar në stadium.

Klubi ka vendosur të zhvendoset në Korçë, aty ku do të bisedojnë me Skënderbeun për të ndarë se cila skuadër do të përdorë stadiumin, e cila fushën stërvitore të bardhebluve. Deri më 19 qershor skuadra do të jetë e plotësuar, sipas kërkesës së Shehit dhe puna do të nisë menjëherë për të krijuar një ekip të denjë të luftojë për sukses.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga