Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Dua që Shqipëria dhe Kroacia të kalojnë grupin", Ardian Ismajli: Nëse Asani do të jetë në formë, do ishte fantastike

Shkruar nga NEWSPORT
"Dua që Shqipëria dhe Kroacia të kalojnë grupin",

Është hedhur shorti për grupet e Euro 2024. Kombëtarja shqiptare ka njohur kundërshtarët me të cilët do të përballet në Europianin e Gjermanisë. E klasifikuar në Grupin B, kuqezinjtë do të luajnë përballë Spanjës, Kroacisë dhe Italisë.

Në lidhje me shortin që është tepër i vështirë, Ardian Ismjali ka folur për mediat kroate. Ai ‘shpreson’ tek forma e Jasir Asanit dhe dëshiron që Shqipëria me Kroacinë të kalojnë grupin.

“Unë mendoj se ne do të marrim një rezultat të mirë në Europian, pavarësisht grupit sesa i fortë është. Nëse më pyesni mua, dua Kroacinë dhe Shqipërinë që të kalojnë më tej Kroacia është e fortë, duke filluar që nga portieri, sulmuesit, veçanërisht mesfusha, Modriç, Kovaçiç, Brozoviç dhe Gvardiol. I vetmi dyshim është se në çfarë forme do të jetë Perisiç. Ne? Nëse do të kemi Jasir Asanin në formën e tij më të mirë, do të jetë fantastike. Kemi një ekip shumë të organizuar, Berisha, Gjimshiti, Bajrami, Seferi, Ramadani, Muçi, Asllani, Hysaj dhe Cikalleshi me Uzunin”, është shprehur qendërmbrojtësi i Kombëtares shqiptare.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga