Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Droni në Beograd, Ballist Morina: Prita 17 orë pa lëvizur, ja pse e ngrita flamurin

Shkruar nga NEWSPORT
Droni në Beograd, Ballist Morina: Prita 17 orë pa lëvizur, ja pse

14 tetor, 2014.... Serbi-Shqipëri, një sfidë shumë e përfolur, me siguri marramendëse, me trazira dhe me presion të jashtëzakonshëm. Kuqezinjtë tanë zbarkuan në Beograd për të luajtur sfidën kualifikuese për "Euro2016", sfidë që zgjati vetëm disa minuta, pasi u ndërpre për shkak të një flamuri kuqezi të ngritur lart me dron, nga tifozi më i njohur kuqezi, Ballist Morina.

Në emisionin e drejtuar nga Adi Krasta, “A Show”, tifozi Ismail “Ballist” Morina, ka treguar të gjithë ngjarjen me dronin dhe flamurin e famshëm që e uli në Beograd, gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, si dhe tregoi shkaqet që e çuan atë të bënte këtë veprim.

“Ideja ka qenë 95% e imja”, u shpreh fillimisht Morina, i cili më pas shtoi: “Ka qenë një djalë nga Shkupi që ka qenë atë natë me mua. Nuk përmendet se ndodhi në një shtet që sot kemi marrëdhënie të mira dhe ekziston rreziku për kanosje. Unë kam miqësi me të. Ai ka qenë me mua atë natë.

Ishte miks emocionesh duke nisur nga frika, jo nga frika për jetën, por se mos dështoj. Dhe organizimi i gjithë kësaj, pritja ka qenë shumë vrasëse, kanë qenë 17 orë që kam pritur pa lëvizur. Duke qenë që fillimisht se kisha në plan që unë të ngjitem në Kishë, kanë qenë pika të tjera, por në fund nuk arrita. Ishte moment i fundit që u ngjita në kishë deri tek harqet dhe shihej gjysma e stadiumit. Kam futur brenda flamurin dhe unë u ngjita sipër për të parë më mirë.

Ndjej një farë faji. Nuk ka qenë elegante, mendoj se ka qenë ofendues përdorimi i Kishës edhe pse nuk bëra asnjë vandalizim në kishë. U kërkoj serbëve falje për Kishën. Nuk kisha qëllim të keq ndaj jush ishte vendim i momentit të fundit. Unë gjithmonë kam pasur qëllime të mira. Natyrisht që unë e dua të timen.

Më vjen keq që është e vërtertë që përdora sportin për qëllimin tim, por nëse kthehemi në kohë gjithë ngjarjen para ndeshjes, shohim polarizim të qëllimshëm nga Beogradi gjatë gjithë sfidës. Kishte kategorizim të shqiptarëve këtu dhe shqiptarëve të Kosovës, duke thënë se do pranonim shqiptarët e Shqipërisë dhe jo të Kosovës.

Nëse ne u gjendëm në atë situatë, ishte polarizimi i qëllimshëm. Kur Kombëtarja hipi në autobus, u pritën nga policia me maska në fytyrë. Presion! E kam të qartë që futet polici në autobus dhe flet me shoferin. Dhe mund të futet një polic tjetër. Flamuri s’di gjë. Më intereson shumë ta di. Eshtë bërë në Itali në një dyqan që shtypin fanella”, u shpreh Morina.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga