
Egnatia
Egnatia mbylli sezonin në mënyrën më të mirë. Rrogozhinasit fituan titullin kampion të Superiores për herë të dytë radhazi, pasi mposhtën në finalen e madhe Vllazninë me rezultatin 4-0.
Ndërkohë që mbrëmjen e sotme, Egnatia do të zbresë përsëri në fushë, por kësaj here për një ndeshje miqësore. Ekipi A i Egnatias, do të përballet me Egnatian U21, si një test para ndeshjeve të Europës.
Ndeshja e mbrëmjes së sotme do të startojë në orën 19:00 dhe do të zhvillohet në stadiumin “Arena Egnatia”. Është vetë klubi rrogozhinas që ka njoftuar mbi ndeshjen e sotme.
Poll