
Në prag të ndeshjes së kthimit me Dinamo Minsk, trajneri i Egnatias, Edlir Tetova në një prononcim para mediave është ndalur te përballë me ekipin bjellorusisë, teksa do përcaktohen edhe fatet e rrogozhinasve në Conference League. Egnatia vjen pas një rezultati komod nga ndeshja e parë, triumfi me shifrat 0-2 në udhëtim.
Edhe disfata e ngusht nuk do prishte balancat për avancimin në raundin tjetër. Tetova ka paralamjëruar ekipin se Dinamo Minsk nuk ka asgjë për të humbur në ndeshjen e nesërme, pa lën në plan të dytë as humbjen e thellë kundër Breidablik: “Mendoj që një angazhim i mirë i lojtarëve, i gjithë klubit, duke shkuar disa ditë para në Hungari.
Kishim kohë përshtatje më të mirë. Sigurisht dhe kthimi i lojtarëve të dëmtuar dhe i Regit me kartona. Plotësuam grupin. Mendoj se ndeshja ishte e favorshme për ne, ishim në detyrë dhe arritëm atë që donim. Mendoj që pas një disfatës së thellë, gjej dhe rastin t’u kërkoj falje tifozëve për këtë ndeshje, mendoj që nuk është punuar shumë në fushë. Kemi menduar të punojmë më shumë nga ana psikologjike me lojtarët.
Për këdo nga ne ishte një shok sepse të marrësh 5 gola në një ndeshje normalisht që dhemb, por megjithatë më pëlqeu reagimi i skuadrës në ndeshjen pasardhëse. Lushkja kthehet nga kartonat siç e parë, Ndreca vetëm dy ditë ka që stërvitet me ekipin. Vetëm Melo është jashtë, vuan dëmtimin akoma, por mendoj kështu siç jemi, jemi ‘Ok’.
Dinamo Minsk? Nuk është fytyra e asaj skuadrës që ne pamë atje. Normalisht është ekip me shumë cilësi. Ato nuk kanë asgjë për të humbur në ndeshjen e dytë, kështu ne do marrim masat tona. Mendoj se nga një dështim super i madh nuk ka vend për eufori. Jemi nga një ndeshje e freskët ku na ndodhi ajo që ndodhi. Mendoj që jemi të fokusuar që nga unë i pari. Mendoj ndeshjen e nesërme, nuk mendoj asgjë tjetër mbrapa. Çdo fokus është te ndeshja nesër”.