
Tirana përsëri nuk ia doli që të fitonte në miqësore. Bardheblutë kanë barazuar përballë grekëve të FC Panserraikos, ekip i cili këtë sezon do të militojë në Superligën e Greqisë.
Në këtë sfidë u shënuan katër gola, teksa rezultati përfundimtar ishte 2-2. Golat për “bardheblutë” e drejtuar nga Vangjel Mile, u shënuan nga Serge Tabekou me penallti në minutën e 24-t dhe Luciano Vera në të 55-tën.
Ndërkohë që klubi kryeqytetas e përshkruan këtë duel si mjaft pozitiv, duke pasur parasysh që përballë kishin një ekip elite, siç janë dhe ata vetë.
Postimi i Tiranës:
Ndeshja miqësore FC Panserraikos - KF Tirana u mbyll me rezultatin 2-2. Bardh' e blutë u përballën me një kundërshtar kualitativ i cili militon në superligen Greke. Skuadra jonë tregoi personalitet dhe dominim gjatë gjithë takimit, duke krijuar raste dhe kontrolluar ritmin e lojës. Golat për ekipin tonë u realizuan nga Serge Tabekou 24' (p) dhe Luciano Vera 55'. Ekipi mik arriti të barazonte shifrat vetem pak momente para mbylljes së takimit. KF Tirana e konsideron këtë përballje teper pozitive.