Bylis 2 – 1 Flamurtari (Përndreca 83', Muric 90+7' / Bintsouka 90+4')
Bylis ka fituar në shtëpi përballë Flamurtarit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që u zhvillua në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit, përfundoi 2-1.
Golin e parë për vendasit, e shënoi talenti i ballshiotëve, Fabian Përndreca, i cili u futa së fundmi nga Alban Bushi tek Kombëtarja shqiptare U21. Talenti e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 83-të.
Ndërkohë që për barazimin te Flamurtari menduan në minutën e 94-të, të cilët gjetën rrugën e rrjetës me sulmuesin e huazuar nga Partizanit, Archange Bintsouka, i cili realizoi mjaft bukur me kokë.
Kur gjithçka u mendua se mbaroi, Bylis gjeti golin e dytë falë një penalltie, në minutën e 97-të. Atë 11-metërsh, e ktheu në gol Muric.
Kështu, Bylis shkon në kuotën e 30 pikëve, duke mbetur në vendin e 7-të. Në krahun tjetër, vlonjatët mbeten në pozita të vështira, me 24 pikë në vendin e fundit të tabelës së klasifikimit.
“Abissnet Superiore”: Java 29
Stadiumi: “Adush Muça”
Arbitër: Albert Doda
FORMACIONET ZYRTARE:
BYLIS: Ozols, Kane, Përndreca, Adeduro, Kamara, Dimov, Marku, Fokam, Përgjoni, Vieira, Stoilov. Trajner: Mirel Josa.
FLAMURTARI: Aleksovski, Raso, Bolzan, Mbe, Ememe, Trashi, Diavara, Ramani, Todoroski, Çantakias, Kasa. Trajner: Andi Ribaj.
LIVE:
90+7' Mbyllet 2-1 ndeshja.
90+7' GOL BYLIS! Shënon Muric.
90+4' GOL FLAMURTARI! Shënon Bintsouka.
83' GOL BYLIS! Shënon Përndreca.
61' Bylis shënon gol, por anulohet për pozicion të parregullt.
50' Ndërhyrje nga Diavara, gjyqtari vetëm e këshillon, nuk ka karton të dytë të verdhë për futbollistin e Flamurtarit.
45+1' Mbyllet 0-0 pjesa e parë.
15' Vlonjatët humbin një shans të artë shënimi në shtyllën e dytë, por Përndreca tregohet i vëmendshëm duke ia hequr shansin e golit.
10' Rasti i mirë për Flamurtarin për të hapur sfidën. Tranversa ndal festën e vlonjatëve.
1’ Shkelmohet topi i parë në Ballsh, nis sfida Bylis – Flamurtari.
