Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Dueli direkt për qëndrimin në Superiore, Dritan Mehmeti mesazh Bylisit dhe Flamurtarit: Barazimi s’ju bën punë, e vetmja alternativë janë 3 pikët!

Shkruar nga NEWSPORT
Dueli direkt për qëndrimin në Superiore, Dritan Mehmeti mesazh
Dritan Mehmeti

I ftuar në emisionin “Supergol”, trajneri dhe analisti Dritan Mehmeti ka folur në prag të duelit Bylis – Flamurtari. Sipas tij, ballshiotët kanë një plus për shkak të faktorit shtëpi, por shton se ekipet s’kanë zgjjidhje tjetër veç fitores.

“Bylis ka një plus për shkak se luan në shtëpi, i jep një bonus. Por mendoj që shkalla e vështirësisë për dy skuadrat, është shumë e vështirë, nga ana tekniko-taktike, por edhe nga ana psikologjike. Duhet parë si do ta menaxhojnë presionin.

Duke mundur një rival direkt, fiton më shumë se 3 pikë. Është një nga ndeshjet më kyçe për vazhdimësinë. Kemi ardhur në pikën e kampionatit, ku rrezikohen seriozisht objektivat. E vetmja alternativë për skuadrat është 3 pikëshi”, tha Mehmeti.

Poll

Lexo gjithashtu