
Julian Shehu
Është duke u luajtur java e 3-të e Ekstraklasa në Poloni mes Widzew Lodz dhe GKS Katowice. Deri në këtë momente është duke u luajtur pjesa e parë, ndërsa rezultati përkon 1-0. Goli mban “firmën” e Bergier.
“Regjsori” ishte i “zakonshmi” Julian Shehu. Mesfushori shqiptar dha asistin në minutën e 18’. Në këtë sezon të ri, 26-vjeçari ka kontribuar deri tani me 1 gol dhe 1 asist në 3 ndeshje, paraqitje mbreslënëse.
Vitin aktual ka fitur edhe “simpatinë” e trajnerit të Kombëtares, Sylvinho, teksa është aktivizuar në 3 ndeshje. Nga 650 mijë euro që vlente kartoni i Shehut në prill, tani ka shkuar në 1.20 milionë euro, rritje e konsiderueshme.
Poll