Gjermania ka kaluar në gjysëm finalen e Europianit “Francë 2016” pas gjuajtjes së 11-metërshave. Dramataike ka qenë gjuajtja e penalltive, ku në pesë të parat si Gjermania dhe si Italia shënuan dy herë dhe humbën 3 raste secila.

Bonucci feston golin e barazimit kundër Gjermanisë
Më pas u gjuajtën dhe 8 penallti të marra në total derisa “Pancerat” triumfuan me rezultatin 6-5. Në këtë finale të parakohshme fati iu buzëqesh Gjermanëve, të cilët shënuan me Ozil në kohën e rregullt. Kështu, Italia detyrohet të shkojë në shtëpi, duke lënë pas shijen e bukur të atyre që dhuroi në 5 takime.
Ndeshja – Finalja e parakohshme që po luhet në “Stade De Bordeaux” nuk ka gjetur fitues në 90 minutat zyrtare të ndeshjes, ndërsa ka shkuar në shtesën 30 minutëshe. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, ndërsa loja e gjermanëve ishte superiore ndaj italianëve që luajnë mirë në mbrojtje. Në pjesën e dytë skuadra e Contes rrit volumin, por pësojnë gol në minutën e 65 nga Ozil.
Festa e gjermanëve nuk zgjat më tepër se 13 minuta, pasi Boateng në një dyluftim brenda zonës ndal topin me dorë dhe për hungarezin Kassai ka 11 metërsh. Në pikën e 11-metërshit është “veterani” Bonucci, i cili nuk fal dhe e dërgon sferën në rrjetë duke barazuar rezultatin. Deri në fund ndeshja mbyllet 1-1 dhe kalon në 30 minutëshin shtesë, aty ku do të diskutohet se kush do të shënojë ose jo, ndryshe do të kalojë te 11-metërshat.

Mesut Ozil shënon golin e avantazhit në minutën e 65 për Gjermaninë
Gjermani – Itali 1-1
Shënues: Ozil 65′ / Bonucci 78′ (p)
Gjermania: Neuer, Hector, Höwedes, Hummels, Khedira (Schweinsteiger 16′), Özil, Müller, Boateng, Kroos, Kimmich, Gomez (Draxler 72′). Trajner: Joakim Loew
Skema: 4-4-2
Italia: Buffon, De Sciglio, Chiellini, Florenzi (Darmian 86′), Pellè, Sturaro, Barzagli, Éder, Parolo, Bonucci, Giaccherini. Trajner: Antonio Conte
Skema: 3-5-2
Gjyqtarë: Victor Kassai, György Ring, Vencel Tóth (Hungari)
Kartonë të verdhë: Hummels 90′, Schweinsteiger 112′ / Sturaro 56′, De Sciglio 57′, Parolo 59′, Pelle 91′, Giaccherini 103′
Stadiumi: “Stade de Bordeaux”
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.