Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Dritan Mehmeti para Egnatias: Do mundohemi t’i godasim në pikat e dobëta, gara jo vetëm me Tiranën

Shkruar nga NEWSPORT
Dritan Mehmeti para Egnatias: Do mundohemi t’i godasim në pikat e

Dritan Mehmeti ka folur në prag të ndeshjes që Dinamo do të luajë ndaj Egnatias, nesër ora 13:30. Trajneri i dinamovitëve ka shprehur si shqetësim kohën e pakët për ta përgatitur si ndeshje, teksa nuk ka harruar mungesat e Behiratches dhe Rustem Hoxhës.

Në anën tjetër, konferencën për shtyp e ka mbyllur duke thënë se garën për “final four” nuk e kanë vetëm me Tiranën. Kujtojmë se “Nëndetësja” është me pikë të barabarta me bardheblutë në renditjen e përgjithshme të Superiores.

Fjala e Dritan Mehmetit:  

“Nuk kemi pasur shumë kohë për ta përgatitur këtë ndeshje pas asaj me Vllazninë. Kemi mungesa të konfirmuara, Hoxhën dhe Behiratchen për kartonë. Kemi dhe një shqetësim me Andonin dhe do të shikojmë çfarë vendimi do të marrim. Por edhe pjesa që do t’i zëvendësojë është e denjë dhe meriton ta prezantojë Dinamon.

Egnatia është rritur shumë, ka ditur të menaxhojë situatën edhe për sa i takon merkatos. Ka bërë diferencën në kualitete dhe në rezultate. Ka një filozofi loje të sajën, edhe trajneri nuk është lëvizur dhe kjo ndikon. Ka individë të veçantë, janë 3-4 lojtarë që i kanë dhënë Superiores.

E respektojmë kundërshtarin në maksimum, vijmë nga një lojë në rritje dhe ko na jep entuziazëm. Jemi koshientë për forcën e Egnatias, do të mundohemi t’i përgjigjemi, duke e goditur në pikat e dobëta dhe duke marrë masa për pikat e forta.

Mungesat e Egnatias? Janë lojtarë me eksperiencë dhe kanë bërë diferencën në kampionat, si Aleksi, edhe Ndreca, por edhe dy mungesat tona janë shtylla të skuadrës. Ku i kemi ne mungesat, në çfarë pozicioni, dhe ku i kanë ata, ndoshta janë ata më favoritë. Megjithatë, nisemi si të barabartë, do të bëjmë maksimumin si Dinamo.

Më vjen mirë për rritjen e cilësisë së lojës nga skuadra, kemi një fizionomi. Kemi nevojë që gjatë gjithë 90-minutëshit të kemi lojë të mirë. Skuadra duhet të ketë karakterin dhe ta menaxhojë në mënyrën e drejtë lojën.

Stoli? Prandaj është një skuadër me shumë forca. Janë të gjithë të barabartë, por me vlera të ndryshme. Ata që do të luajnë ndaj Egnatias, besoj se do të bëjnë një prezantim shumë të mirë.

Gara për 4-shen nuk është vetëm me Tiranën. Është një moment kyç i kampionat, i vështirë për të gjitha skuadrat. Faktor kyç është se si do të menaxhohet aspekti fizik, sepse ndikon edhe lodhja. Janë edhe 33 pikë në lojë dhe është e paparashikueshme se çfarë mund të ndodhë”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga