Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Dridhen” Mba dhe Cara, Zoran Zekic gjen brenda skuadrës “vrasësin” e kundërshtarëve

Shkruar nga NEWSPORT
“Dridhen” Mba dhe Cara, Zoran Zekic gjen brenda skuadrës

Partizani ka në organikë lojtarë të cilën në kampionatin shqiptarë bëjnë diferencën. Zoran Zekic ka ndërtuar një ekip mjaft simpatik, teksa i shkoi shumë afër edhe kualifikimit në grupet e Konference League.

Por gjithsesi jo çdo gjë ka shkuar siç duhet për demat. Zekic është i “dënuar” nga një sërë mungesash të rëndësishme duke bërë që skuadra të mos jetë e plotë në këtë fillim sezonit. Ajo që vihet re është shënjestra para portës, ku kryeqytetasit kanë arritur të shënojnë 5 gola në 4 javë, duke “zhgënjyer” kështu tifozët.

Dëmtimi i Mba-s, Grezdës bëri me “dhimbje koke” trajnerin kroat, i cili në vështirësi aktivizoi si sulmues kryesorë Archange Bintsouka. Ky i fundit i aka shpërmbyer besimin trajnerit, pasi ka arrtiur të shënojë gola të rëndësishëm për të kuqtë.

20-vjeçari gjeti golin e parë ndaj Astanës në Conference League, ndërsa në kampionat ka shënaur ndaj Egnatias dhe ndaj Dinamos. 3 gola në 7 ndeshje bëjnë që Mba dhe Cara të “dridhen”, pasi tashmë duket se Zekic ka gjetur “vrasësin” e kundërshtarëve.

Mba nuk ëhstë ende në formë dhe kjo bën që Bintsouka të “blindojë” një fanelë titullari, ndërsa edhe Cara “kërcënohet” pasi kavajasi për shkak të paraqitjes jo shumë pozitive në sfidat e fundit mund të jetë ai i sakrifikuari.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga