Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Drejtuesit bëjnë atë që dijnë", Skënder GEGA i thotë të gjitha: Momentet më të bukura dhe të vështira te Partizani... Rikthimi? Aty kam shtëpinë!

Shkruar nga NEWSPORT

Skënder Gega është trajneri që nxorri Partizani kampion pas 26 vitesh. Si sot një vit më parë të kuqtë fituan titullin kampion. Në një lidhje live në Instagram me gazetarin Andi Kasmin, Gega foli për aventurën e tij me të kuqtë duke zbuluar shumë gjëra të pathëna.

“Unë kam pasur lidhje me Partizanin edhe pa qenë trajner. Për aq kohë sa kam qenë në Shqipëri. te Shpresat kam pasur Bathën, Rrahmanin dhe Fejzullai dhe I kam ndihmuar për të ecur para. Nisma ka qenë e ish-drejtorit Eduart Prodanit dhe ardhja ime ka qenë rastësisht.  I kam bërë një ftesë presidentit Demi dhe e lam që të takoheshim e folëm shumë shkurt. Kishte kandidat plotë e këtë ma tha e presidenti Demi dhe pastaj u afrova unë te Partizani.

Jemi ulur në tavolinë me Ramën dhe Demin e nuk kemi pasur objektiva të qarta dhe u la e hapur që gjatë rrugës të vendosin se çfarë do të ndodhë. Sfida ndaj Mariborit ishte një siklet për mua pasi nuk njihja shumë lojtarë, por disa njiheshin.

Kur shkuam në hotel në Maqedoni i mora të gjithë lojtarët në dhomën e konferencave dhe u thashë që do të jeni për 15 minuta trajner. Shumica e tyre ishin në një mendje dhe aty vendosëm se cili do të jetë kapiteni. Telushin e njihja shumë mirë që kur ishte pjesë e shpresave dhe kurrë nuk kam bërë debatë më, biles ka qenë krahu im i djathtë.

Partizani i ndeshjes së parë nuk ishte ende gati si Partizani i fazave të tjera. Labinot Ibrahimi ishte një nga lojtarët që vraponte më shumë stërvitje dhe një nga lojtarët më pozitiv të skuadrës. Ka luajtur gjithë sezonin në mënyrë të mirë të mundshme. Unë isha me fat që u përputhën idetë e mia me lojtarët. Porta me Alban Hoxhës ishin 200% e sigurt. Kush me mirë se Ibrahimi mund ta bënte krahun e djathtë. Belica kishte 6 muaj që kishte ardhur te Partizani së bashku me Atandan ishin dyshja më e mirë në Superligë. Kjo 3 dhe nivli i lartë i Trashit më bënte me optimist pasi nuk kishte ekip më të mirë se ne”.

Fitorja në derbi? “Kur bëhen gjërat më zemër nuk mund të jesh vetëm për hallet e tua. Unë I pashë çunat në sy dhe ju dha forcë më shumë largimi I parakohëshëm e Leos, tifoz I vogël I Partizanit. Aty e kam parë që jemi familje e madhe e nuk jemi vetëm”.

Rasti Trashi? “Me Trashin u lidha aq shumë sa më thanë që e tolerova shumë. Kam qenë futbollistë vet dhe kam gabuar shumë e njeriu kur rritet kupton shumë gjëra. Trashi ishte i pakënaqur në fushë dhe shpërtheu në dhomat e zhveshjes. Nuk kishte asnjëllojë konflikti, por ishte edhe kapiten. Fola me drejtorin Rama që mos të luante në 2-3 ndeshje. Të gjithë e dinim që do ta na krijonte boshllëk, por ishte për të mirën e skuadrës. Mora miratimin e presidentit Demi për këtë arsye, por Trashi ishte mungesë e madhe”.

Dëmtimi I Telushit ishte moment I keq për mua, pastaj edhe dëmtimi I Hilës. Nuk kisha shumë lojtarë në dispozcioni. Çinari ishte optimist edhe në stërvitje dhe asnjëherë nuk e kam injoruar dhe gjithmonë i kam thën ki durim. Ai bëri disa ndeshje, por gjëta momentin kur ekipi kishte nevojë për të. Aktivizimi i tij dhe Hebajt rezultoi pozitive. Atanda për mua ishte “stoperi” më i mirë në Superligë dhe me të kemi zgjidhur disa ndeshje si në Korçë kur i thash që duhet të kesh vëmendje Muzakën. Në Durrës kishim në fokus Kallakun që është një lojtar i talentuar”.

Ndeshja ndaj Kukësit? “Unë doja një barazim ndaj Kukësit dhe pak dëme. Kukësi bëri batuta për gjunjtë, por unë isha shumë i qetë pasi kisha besim te skuadra. Nuk kishim për 9 muaj asnjë konflikt në skuadër dhe kishim harmoni. Gjithmonë kam udhëtuar me skuadrën në autobus dhe nuk kam ikur me makinën time. I bënim analizat aty e sqaroheshim gjithmonë.

Kostumet që veshëm ditët e fundit ishin programuar që një vit më parë. Në kohën kur ne ishim gjatë kampionatit këto costume u përfunduan dhe të gjithë lojtarët e morën. Çunave u shkonte kostumi dhe të gjithë dukeshin të gëzuar. Unë do jem pjesë e Partizani kush do që do të jetë, drejtor, president apo edhe lojtarë pasi është klubi ku jam rritur. Kur fituam titullin nuk e pashë Kupën ku vajti e bëra 2 foto vetëm. Shikoj shumë veta që kanë bërë foto e thash po këta ku e gjetën kupën.

Nuk kisha dakort me drejtorin Rama për gjëra teknike dhe asgjë tjetër, por drejtuesit bëjnë atë dijnë. Nuk doja të ikja për çunat që po jepnin shpirtin , për tifozët dhe për veten time që kisha ëndërr të fitoja. Unë me Ramën kam konsumuar mijëra kafe dhe ka kontribut te klubi. As Demi as Rama nuk kanë ndërhyrë teknikisht në skuadër. Nuk më takon mua të hedh gurë nga larg. Unë kam qenë në Shqipëri vetëm në derbin që humbëm 1-5 pasi nuk kam dashur të krijojë rryma negative. Jam shumë optimist që nëse përfundon projekti I fushave dhe Partizani do të ketë një histori të re”.

Rikthim te Partizani? “Ke parë lojtarë që puthin stemën e pas 6 muajsh janë në skuadër tjetër, por kjo është pjesë e profesionit. Ekipi e ka trajnerin dhe është zgjedhja e klubit. Unë kam uruar edhe Lerdën dhe Sormanin  pasi aty janë çunat. Tani jam pjesë e një klubit tjetër që nuk është në Shqipëri e duhet të jem në fokus tani në këtë kampionat. Jam në kontakt me klubin dhe lojtarët e presë që të shkoj te sfida e re, por Partizani është shtëpia ime”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga