Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Drejtori i klubit të Superligës hedh akuza të rënda: Kukësi e mori titullin me arbitra dhe aleanca

Shkruar nga NEWSPORT
Drejtori i klubit të Superligës hedh akuza të rënda:

Për drejtorin e klubit të Flamurtarit, Vangjel Laluci, Kukësi e ka fituar këtë sezon duke u favorizuar nga gjyqtarët , por edhe toleruar nga disaekipe. Në një intervistë të dhënë për "Tv 6+1 Vlora", ai tha:

"Kukësi tashmë është kampion dhe nuk ka shumë vend për diskutime, edhe pse ishte një ndeshje tepër e diskutueshme ajo që pamë kundër Skënderbeut.

Duhet thënë se Kukësi është kampion, por dua të them se ndeshjet e rëndësishme i ka marrë me arbitër. Duke futur këtu edhe dy ndeshjet që Flamurtari ka luajtur atje.

Ka edhe një lloj kompromisi këtu me ekipet që Kukësi ka luajtur siç mund të jetë Vllaznia apo ndonjë ekip tjetër.

Si Kukësi ashtu edhe Skënderbeu kanë qenë totalisht të favorizuar nga arbitrat. Nuk kam inat për Korçën që na mori kampionatin, por ky është realiteti", përfunoi Laluci.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga