
Situata te Luftëtari nuk është aspak e mirë. Rënia një kategori më poshtë është thjeshtë çëshjte kohe, por sikur të mos mjaftonte tani dëmtohen dhe lojtarë. Bëhet fjalë për lojtarin e prapavijës, Enes Isufi. Isufi pësoi një tërheqje në këmbën e majtë dhe kështu praktikisht humbet sfidën e fundjavës me Laçin. Akoma nuk kanë dalë rezultate konkrete rreth shqetësimit që ndjen ai, por shpresohet që mos të qëndroi gjatë larg fushave.
Objektivi kryesor në Gjirokastër është mbyllja me sukses e këtij kampionati që nuk i shkon aspak përshtat Luftëtarit. Më pas, do jetë koha e duhur dhe e mjaftueshme për të bërë analizat e zakonshme. Për momentin, vëmendja është vetëm te fusha.
Poll