Kukësi humbi sot 0-1 me Kastriotin në "Loro Boriçi". Pas ndeshjes, në Gol pas Goli ka folur edhe Sulejman Mema që i ka quajtur piktor dhe akademikë lojtarët e verilindorëve, duke kritikuar formën e tyre.
Me afro 20 minuta me një lojtar më shumë, Kukësi nuk ia doli të barazonte shifrat në pjesën e dytë, ndërsa për Memën lojtarët silleshin si "piktorë", duke huazuar një shprehje të trajnerit krutan, Ramazan Ndreu.
"Nuk pashë fare reagim te Kukësi, ishin futbollistë që nuk vraponin. Shpesh herë dukej se vetëm Dragoshi ishte në fushë. Ky ishte i vetmi që nuk ishte akademik, të tjerët dukeshin të tillë. Situatë për të të ardhur keq, pasi te Kukësi ka futbollistë që janë të paguar në stratosferë.
Nuk kanë zemrën e duhur. Nuk reaguan as pas daljes me të kuqe të shkallës. Ndreu (trajneri i Kastriotit) tha më parë që kishte piktorë në ekipin e tij, jo futbollistë. Këtë herë kishte piktorë te Kukësi", tha Mema.